Zbolohen shkaqet që ju shkaktojnë infeksionet vaginale

Zbolohen shkaqet që ju shkaktojnë infeksionet vaginale

Myku eshte nje organizem qe normalisht jeton ne mukozen vaginale ne sasi te paket. Infeksioni mykotik vaginal ndodh kur shtohet numri i qelizave fungale mykotike qe rriten ne vagine.

Te pakten 75% e femrave e perjetojne qofte edhe nje episod mykoze vaginale gjate jetes se tyre. Edhe pse eshte nje infeksion qe jep shqetesime te konsiderueshme, nuk eshte serioz dhe eshte lehtesisiht i trajtueshem. 

Zhvillimi i infeksionit favorizohet ne situata kur ulet PH vaginal nen 5. Nje mukoze vaginale e shendetshme ka baktere ne sasi te konsiderueshme dhe pak qeliza mykotike. Nuk eshte infeksion seksualisht i transmetueshem dhe te gjitha femrat duhet te dine se kjo imbalance shkaktohet nga faktore të ndryshem si psh:

1. Perdorimi i antibiotikeve

2. Niveli i larte i hormoneve estrogjenike qe ndodh zakonisht gjate shtatezanise, gjate perdorimit te disa llojeve te kontraceptiveve orale.

3. Diabeti

4. HIV

5. Perdorimi i kortizonikeve

6. Obeziteti

7. Semundje kronike qe ndikojne ne crregullimet e imunitetit.

Sipas dr.Jonida Reveli siptomat kryesore te nje infeksioni mykotik vaginal jane:

1. Djegie vaginale dhe ne organet e jashtme genitale.

2. Kruajtje dhe skuqje.

3. Djegie apo dhimbje gjate urinimit.

4. Djegie apo dhimbje gjate maredhenies seksuale.

5. Sekrecione vaginale te bardha, te trasha, te shtuara, pa ere.