Lëndohen tre këmbësorë në një aksident trafiku

Lëndohen tre këmbësorë në një aksident trafiku

Tre këmbësorë të rastit janë lënduar në një aksident automobilistik që ndodhi herët në mëngjes rreth orës katër pranë Bibliotekës së Qytetit në Veles.

Tre këmbësorë morën lëndime të rënda pasi u goditën nga një makinë e markës "Fiat Punto". Shoferi fillimisht ka goditur këmbësorët dhe pastaj është përplasur edhenë një mur.

Zyra e Prokurorit Publik njoftoi sot se një ekip i zyrës së prokurorit publik nga Velesi ka zhvilluar hetime në vendin e ngjarjes dhe se është lëshuar edhe urdhëresë për mbledhjen e gjurmëve nga vendi i ngjarjes.

Pas aksidentit dy nga të lënduarit janë transferuar menjëherë në Klinikën Universitare të Traumatologjisë, Ortopedisë, Anesteziologjisë, Reanimacionit, Mjekimit Intensiv dhe Qendrës Emergjente në Shkup. Njëri nag të lënduarit është pranuar në traumatologji, paji janë konstatuar thyerje të kockës së kofshës dhe është bërë operacion. I dëmtuari i dytë u dërgua në Klinikën e Kirurgjisë Maksilofaciale.