
16:03 / 01.01.2018
Grabitet shtëpia e gazetarit nga Shkupi
Shtëpia e gazetarit Tomisllav Kezharovski ka qenë shënjestër e hajdutëve natën e ndërrimit të motmoteve.
Lajmin e ka bërë të ditur Marina Kezharovska në profilin e saj në facebook.
“Dy laptopët e Tomisllavit dhe celulari janë marrë. Në dhomën e vajzës dy orë dhe qafore. Në dhomën time kanë marrë orën. Vjedhje që nuk i ngjan vjedhjes, apo jo?, ka shkruar bashkëshortja e Kezharovskit.
Rasti është konfirmuar edhe nga policia e cila ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.