Kanos policinë

Kanos policinë

Një person ka kanosur një zyrtar policor në Lipjan, ka njoftuar sot Policia e Kosovës.

Zyrtari policor ka kërkuar nga i dyshuari që të largojë veturën nga trotuari pasi pamundësonte lëvizjen e këmbësorëve.

Më pas i dyshuari lëviz në trotuar me veturën e  tij me qëllim që të godasë viktimën dhe ka kanosur me fjalë.

Nuk raportohet për të arrestuar.