Guami u ndalon pirjen e duhanit personave më të ri se 21 vjet

Guami u ndalon pirjen e duhanit personave më të ri se 21 vjet

Në Guam një ishull amerikan në Paqësorin perëndimor sot ka hyrë fuqi ligji me anë të cilit u ndalohet pirja e duhanit personave nën moshën 21 vjeçare.

Më herët ky kufizim ka qenë për personat nën moshën 18 vjeçare ndërsa ndalesa vlen edhe për pirjen e cigareve elektronike.