Aksidenti i mbrëmshëm në Vranidoll, dy të vdekur dhe pesë të lënduar

Aksidenti i mbrëmshëm në Vranidoll, dy të vdekur dhe pesë të lënduar

Në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Vranidoll, sipas dëshmitarëve dy persona kanë humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes doli Policia, ndërkaq ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Dëshmitarët për Indeksonline kanë thënë se edhe 5 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Rruga ku ndodhi aksident u bllokua për më shumë se një orë.

Në vendin e ngjarjes për t'u dalë në ndihmë policëve janë parë edhe zjarrfikësit.