Drogë drejt Maqedonisë, arrestohet 25-vjeçari nga Pogradeci

Drogë drejt Maqedonisë, arrestohet 25-vjeçari nga Pogradeci

Policia Kufitare e Korçës bën me dije se ka sekuestruar 7.2 kg kanabis sativa dhe kanë arrestuar poseduesin e saj.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Bexhet Hoxhallari, 25 vjeç, banues në Buçimas- Pogradec, i dënuar më parë për vjedhje.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë patrullimit që shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar në kufi të gjelbër, në vendin e quajtur "Antenat" mbi fshatin Guras e Tushemisht, e kanë konstatuar me një thes brenda të cilit iu gjetën tre pako me peshë 7,2 kilogramë me bimë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Veprimet proceduriale të rastit, u kryhen nga specialistët e seksionit për Narkotikët, ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për veprime të mëtejshme.

/GazetaExpress/