Dy persona theren me thikë në Gllogovc

Dy persona theren me thikë në Gllogovc

Një person nga Gllogovci ka raportuar në Polici se për shkaqe të pa njohura është sulmuar me një mjet të mprehtë –thikë nga i dyshuari.

Viktima është dërguar ne QKMF Gllogovc për tretman mjekësor dhe më pas është dërguar  në QKUK Prishtinë.

Lidhur me rastin ndihmë mjekësore  ne QKMF Gllogovc ka kërkuar edhe një mashkull,  i cili po ashtu është i lënduar me mjet te mprehtë –thikë dhe që dyshohet se personat e lënduar të jenë të përfshirë në të njëjtin rast. I dyshuari është në kërkim nga njësiti policor.