Starton punën Qendra për kordinim në SPB- Tetovë

Starton punën Qendra për kordinim në SPB- Tetovë

Qendra për raportim dhe koordinim pranë SPB- Tetovë prej dje ka filluar me punë. Në këtë Qendër tanimë pranohen ankesa nga qytetarët për ngjarje të ndryshme të sigurisë dhe dukuri që vijnë prej thirrjeve në numrin 192.

“Qendra për raportim dhe koordinim mund të merret 24 orë duke telefonuar numrin pa pagesë 192 pas çka paraqitja përcillet deri tek stacioni i policisë apo sektorë në njësitin nga ku është paraqitur ngjarja”, ka thënë zëdhënësi i SPB- Tetovë, Marjan Josifovski./Express/