E vranë apo vdiq prej fishekzjarreve, del ekspertiza për 16-vjeçarin

E vranë apo vdiq prej fishekzjarreve, del ekspertiza për 16-vjeçarin

Ka dalë ekspertiza zyrtare në lidhje me vdekjen e 16-vjeçarit nga Laçi në natën e ndërrimit të viteve. Burime zyrtare bëjnë me dije se Klejdi Gjeta ka humburjetën si pasojë e një plumbi qorr i cili është gjetur në kokën e adoleshentit.

Fillimisht u dyshua se Klajdi Gjeta ka humbur jetën për shkak të një keqfunskionimi të fishekzjarrit që po ndiste në momentet e tragjedisë. 

Adoleshenti kishte hipur në tarracën e shtëpisë për të hedhur fishekzjarre dhe trupi i tij është gjetur pak minuta më vonë nga familja e tij.