Edhe pse sot pushim, sheshet e Prishtinës plot

Edhe pse sot pushim, sheshet e Prishtinës plot

Në sheshet “Zahir Pajaziti”, “Nëna Terezë“ dhe “Ibrahim Rugova”, ditën e dytë të vitit 2018 gjithçka i është kthyer të zakonshmes përveç dekorimeve dhe stolive të cilat ende qëndrojnë aty ku janë vendosur.

Edhe pse ditë pushimi, kafenetë në Prishtinë të martën janë mbushur plot ndërsa në sheh kanë dal edhe shitësit ambulantë.

Gjallërinë qytetit ia shtojnë edhe  qytetarët e shumtë të cilët kanë shfrytëzuar kohën e mirë që të pinë kafe në aktivitetin e quajtur “Verë n’Dimën” që është hapur nga komuna e Prishtinës në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Por edhe shumë tjerë kishin dalë që të shëtisin sa për të humbur kohën dhe në mbrëmje të kthehen në familjet e tyre për të vazhduar natën e tretë të Vitit të Ri.

Disa të intervistuar nga  KosovaPress deklaruan se natën e ndërrimit të motmoteve e festuan pranë gjirit të ngushtë familjar, teksa për disa festa  do vazhdojë edhe sonte.

Qytetarja, Metie Ademi për KosovaPress tha se pasi që  janë në pushim nga puna do festojnë festën e Vitit të Ri edhe sonte.

Ajo na tregoi se e që të dy netët e para të vitit 2018 i ka kaluar me familjarë, derisa tha se nga viti 2018 pret shëndet dhe të mira.

“Të dy netët me familje e ngushtë, shëndet dhe të gjitha të mirat si për familjen teme  ashtu edhe krejt shqiptarët kudo që janë...masi nuk kemi punë edhe sonte po”, u shpreh ajo.

Festa e Vitit të  Ri kthen mërgimtarët në vendlindje. Njëri ndër ta Shaban Muja  kishte ardhur nga Suedia për të festuar ndërrimin e moteve me familje në Pejë. Për të  festa do të vazhdojë edhe disa ditë.

“Natën e parë e kemi festu me familje në Pejë,  e natën e dytë kemi qenë në ‘Emerald’ me shoqëri...kam me vazhdu edhe nja dy- tri dytë pastaj kam me u kthy pas, na jetojmë në Suedi për momentin”, tha Muja

Për të riun prishtinas, Korab Muhadri festa e Vitit të Ri do vazhdojë  edhe sot, ndërsa nga viti 2018 pret më shumë solidaritet mes njerëzish.

“Mirë shumë me familje si gjithë, po e kemi vazhdu pak pram pak sot e vazhdojmë...Ma shumë solidaritet mes njerëzve, dashur, punë më shumë“,tha ai.

Përveç urimeve të shumta për vitin 2018, pat edhe qytetarë të cilit dhanë porosi për  shqiptarët kudo që janë.

Hatixhe Hajdinaj përcolli mesazhin për të gjithë qytetarët që në vitin 2018 të punojnë,e mos të kërkojnë ndihmë duke ndenjur.

“Punoni edhe vet, edhe unë do t’iu ndijë, mos thoni duke ndenjur shpëtona perëndi..qita dua me ua përcjell qityne qytetarëve tonë“, tha ajo.

Kurse, festa për  Xhemile Sadriu ka përfunduar në natën e parë, derisa pret që viti 2018 të sjell punësim, duke rekomanduar që krerët e shtetit të punojnë më shumë për popullin.

“Tek të rinjtë le të ka punësim, le të punojnë udhëheqësia për popull gjitha të mirat janë ishalla për Kosovën...Mjaftoj me një natë nuk jemi kanë kumedit sa të hareshëm por ishalla jemi shëndosh”, u shpreh ajo.

Pati edhe prej atyre që nuk e festuan Vitin e Ri pasi që siq thanë kanë pasur obligime tjera.