Wenger: Nuk kemi oferta nga City për Sanchez

Wenger: Nuk kemi oferta nga City për Sanchez

Trajneri i Arsenalit ka mohuar të ketë pranuar ndonjë ofertë nga rivali i Premier Ligës.

 

E ardhmja e Alexis Sanchez tek Arsenali është ende në dyshim të madh, pasi lojtari ka kohë që kërkon largimin.

Gjatë janarit mund të ndodhë që kiliani të shitet në ndonjë klub tjetër, pasi përndryshe gjatë verës ai do të jetë lojtar i lirë dhe do të largohet pa asnjë para nga ‘Topçinjtë’.

Manchester City gjatë verës ka qenë shumë i interesuar për Sanchez, por trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger mohon të ketë pranuar ndonjë ofertë nga Citizens dhe sipas tij Sanchez do të qëndrojë edhe më tutje në Emirates.

“Nuk na ka kontaktuar askush”, ka thënë Wenger.

“Ne duam t’i mbajmë në skuadër lojtarët tanë më të mirë”, ka theksuar ai.