PSG vë në shitje Guedes

PSG vë në shitje Guedes

Goncalo Guedes është aktualisht i huazuar te Valencia.

 

Paris Saint-Germain duhet të shesë ndonjë lojtar për të mbledhur para për shkak të Fair Play Financiar i cili e rrezikon klubin, pas blerjeve marramendëse të Neymar dhe Kylian Mbappe gjatë verës.

Është Goncalo Guedes, lojtari i parë që do të shitet gjatë janarit edhe pse portugezi është i huazuar te Valencia.

Klubi nga Mestalla dëshiron ta blejë Guedes, por PSG kërkon së paku 35 milionë euro për lojtarin dhe Valencia në janar nuk i ka këto para për t’i shpenzuar.

Përveç Valencias, ka edhe klube të tjera që janë të interesuara për Guedes që këtë vit ka shpërthyer me paraqitje shumë të mira në La Liga.