Napoli kërkon Perinin

Napoli kërkon Perinin

Lideri i Serie A kërkon portierin e talentuar italian.

 

Mattia Perin është kthyer në një dëshirë të madhe për drejtuesit e Napolit, të cilët janë të gatshëm të nisin bisedimet me Genoan.

Kontrata e Pepe Reinas me klubin napolitan skadon në fund të vitit dhe ende nuk ka ndonjë të re për vazhdimin e saj.

Sipas Il Mattino, Napoli dëshiron që ta mbyllë transferimin e Perin qysh në janar e më pas ai të vijë në skuadër gjatë verës.

Një marrëveshje prej 10 milionë eurosh tashmë është arritur mes dy klubeve dhe Napoli shpreson që gjithçka të mbyllet gjatë janarit.