Reali i gatshëm ta blejë Kepan

Reali i gatshëm ta blejë Kepan

Klubi madrilen pritet të bëjë përforcimin e parë në afatin kalimtar të janarit.

 

Kepa Arrizabalaga do të jetë blerja e parë e Real Madridit, pasi ‘Los Blancos’ janë të gatshëm të paguajnë klauzolën për portierin e Athletic Bilbaos.

Sipas gazetës Marca, Bilbao nuk është e interesuar ta shesë 23-vjeçarin, por kampionët e Evropës, nuk do të hyjnë fare në negociata me klubin bask, pasi do ta paguajnë direkt klauzolën prej 20 milionë eurosh për Kepan, e më pas të nisin bisedimet me portierin.

Kepa ka pasur një sezon shumë të mirë te Bilbao dhe kjo ka bërë që trajneri Zinedine Zidane t’i kërkojë presidentit Florentino Perez, për t’ia sjellë në skuadër reprezentuesin spanjoll.