Tahiri: Kosova do të bashkëpunojë me Gjykatën Speciale

Tahiri: Kosova do të bashkëpunojë me Gjykatën Speciale

E pranon që paraardhësi i tij ka bërë punë të mëdha për forcimin dhe konsolidimin e institucioneve të drejtësisë dhe në avancimin e kornizës ligjore dhe institucionale në reformimin e sistemit gjyqësor dhe konstituimin e profesioneve të lira ligjore.

Por, pavarësisht të arriturave, ai thotë se ende mbetet shumë punë për tu bërë në drejtësi.

Ministri i Drejtësisë, Abelarad Tahiri, në një intervistë për Indeksonline, thotë se shteti ynë do të bashkëpunoi me Gjykatën Speciale me qëllim të sigurimit të një procesi të drejtë, transparent dhe në përputhje me normat dhe standardet më të larta të të drejtave të njeriut.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës, janë themeluar me ndryshimet kushtetuese dhe ligjore të miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Prandaj, në pajtim me mandatin e tyre, institucionet përgjegjëse të Kosovës do të bashkëpunojnë me qëllim të sigurimit të një procesi të drejtë, transparent dhe në përputhje me normat dhe standardet më të larta të të drejtave të njeriut”, ka thënë Tahiri.