
00:05 / 03.01.2018
Pete Wentz po bëhet sërish baba (FOTO)
Pete Wentz dhe e dashura e tij Meagan Camper janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë së bashku.
38-vjeçari zbuloi lajmin në natën e vitit të ri duke ndarë një fotografi të dy djemve të tij, Bronx dhe Saint, duke mbajtur një dhuratë të vogël.
“Gëzuar vitin e ri. Ne po e fillojmë vitin me një lajm të mirë. Një fëmijë po vjen në familjen tonë në 2018-ën”, ka shkruar Pete.
Pete dhe Meagan, të cilët kanë qenë së bashku që nga viti 2011, janë prindërit e Saint.