Pendarovski: Është koha që Maqedonia të integrohet në NATO

Pendarovski: Është koha që Maqedonia të integrohet në NATO

Të gjithë faktorët politik që jani tani në pushtet mendojnë se ka ardhur koha të zgjidhet çështja për integrimin e Maqedonisë në NATO, sepse e mbajmë rekordin famëkeq si vendi me stazhin më të gjatë si kandidate për anëtarësim në Aleancë dhe tashmë e filluam ciklin e 18-të të planit vjetor për anëtarësim, porositi koordinuesi nacional për NATO, Stevo Pendarovski në intervistë për RTVM.

Konsideron se Maqedonia sigurisht do t’i zgjidhë problemet politike dhe ekonomike deri në samitin e ardhshëm të NATO-s që do të mbahet në Bruksel më 11 dhe 12  korrik, ndërkaq për çështjen për emrin thotë se nga ana jonë do të bëjmë gjithçka, por nuk mund të garantojmë se çka do të ndodhë në anën tjetër.

Pret që edhe opozita e re edhe Qeveria të ketë mirëkuptim për, siç thotë, çështjen më të madhe dhe të ketë vizion se çfarë Maqedonie duam në 15 deri 20 vitet e ardhshme dhe porositë se nëse ka propozim të matur për emrin thotë se ka shumë finesa dhe konsekuenca të mundshme afatgjate dhe prandaj nuk mund të zgjidhet për pesë minuta, por duhet të mendohet dhe të bëhet aranzhman i përgjithshëm.

Konsideron se nuk mund të gjendet zgjidhje gjatë mbajtjes së samitit apo të shkohet nën referencën e përkohshme IRJM dhe shton se ajo ishte refuzuar në vitin 2008 në Bukuresht dhe në secilin samit sepse Greqia insiston në zgjidhje përfundimtare të emrit.

Si një nga zgjidhjet alternative të cilën mundet madje edhe Maqedonia ta propozojë, e thekson modelin slloveno-kroat të zgjidhjes së problemit me përcaktimin e përkohshëm sipas shembullit, por ajo, sipas tij, varet nga SHBA-ja dhe nga negociuesit në Shkup dhe në Athinë.