Zaev: 2018-ta, vit i Maqedonisë

Zaev: 2018-ta, vit i Maqedonisë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka vizituar sot Ministrinë e Financave, ku janë shqyrtuar raportet për performansat e administratës shtetërore gjatë vitit 2017, si dhe është diskutuar për projeksionet për këtë vit. Zaev është...

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka vizituar sot Ministrinë e Financave, ku janë shqyrtuar raportet për performansat e administratës shtetërore gjatë vitit 2017, si dhe është diskutuar për projeksionet për këtë vit. Zaev është shprehur optimis dhe ka thënë se viti 2018, do të jetë viti i Maqedonisë, duke u bërë apel afaristëve që të mos ngurojnë gjatë investimeve, pasi siç theksoi ai, Qeveria do të bëjë gjithçka që mundet për t’i përkrahur ata. Zaev theksoi se të dhënat flasin që ekonomia e Maqedonisë e ka tejkaluar krizën politike dhe kjo është një sinjal pozitiv për vitin 2018.

“Viti 2018 duhet të jetë viti progresit, vit i investimeve ekonomike, vit i rritjes dhe zhvillimit të gjithanshëm ekonomik. Ajo që është shumë e rëndësishme për mua, është se me këto paralajmërime, presim hapjen e shumë vendeve të punës, presim rritje të Bruto Prodhimit Vendor, që do të nënkuptojë kthimin e jetës ekonomike në Republikën e Maqedonisë”, ka thënë kryeministri, Zoran Zaev