Jessica Alba bëhet nënë për herë të tretë

Jessica Alba bëhet nënë për herë të tretë

Cash Warren nuk është më mashkulli i vetëm në jetën e Jessica Albës.

Aktorja dhe bashkëshorti i saj janë bërë prindër të djalit, Hayes Alba Warren, që është edhe fëmija i tyre i tretë.

Ndonëse aktorja ka lindur ditën e fundit të vitit 2017, ditën e diel, ajo e ka bërë të ditur një gjë të tillë tek ditën e hënë.

Madje Alba ka ndarë me fansat e sah edhe një fotografi të vogëlushit të saj.

“Hayes Alba Warren 31/12/2017. Dhurata më e mirë për Vitin e Ri. Cash dhe unë ndihemi shumë të bekuar. Heaven dhe Honor veç se janë të obsesionuara pas vëllaut të tyre të vogël. Familja jonë prej 5 anëtarëeve”, ka shkruar aktorja poshtë fotografisë së ëmbël.

Alba dhe Warren kanë edhe dy vajza, Heaven Garner (6) dhe Honor Marie ( 9 muajshe e gjysmë).

Aktorja 36 vjeçare kishtë bërë të ditur se është në pritje të fëmijës së tretë në muajin korrik përmes një postimi në Instagram me të bijat.

Në muajin tetor, aktorja dhe biznesmenja sërish bashkë me të bijat, bëri të ditur mes bnjë videoje në Instagram se familja e tyre po shtohej me një djalë.