Qeveria synon t’i kthej mbi 40 mln euro për rrymën e paguar në veri

Qeveria synon t’i kthej mbi 40 mln euro për rrymën e paguar në veri

Mbi 40 milionë euro llogaritet të kenë paguar qytetarët e për rrymën e shpenzuar në veri të vendit. Nga vitit 2012 deri më 1 dhjetor konsumatorët në pjesë të tjera të vendit kanë paguar nga mbi 8 milionë euro për humbjet komerciale në veri të vendit.

Ndonëse më nuk do të paguhet për rrymën e shpenzuar pas vendimit të Gjykatës që tarifa prej 3.6 të hiqet nga faturat e rrymës së shpenzuar.

Por Qeveria synon t’i kthej mbi 40 milionë euro për rrymën e paguar në veri përmes Arbitrazhit, i ka thënë Ekonomia Online, ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Valdrin Lluka. “Sa i përket kthimit të mjeteve unë e kam thanë disa herë të gjitha këto mjete që janë harxhuar në mënyrë jo të mirë për vendin ne kemi dëshmi vazhdimit, të gjitha institucionet relevante kanë mbledhur dëshmi të ndryshme për shkak të inkasimeve jo fer dhe ne në negociata me Serbinë do të kërkojmë vazhdimisht kompensimin e tyre”.

“Besoj që edhe nëse nuk arrijmë me i marrë tash këto mjete nga Serbia, përmes Arbitrazhit do të duhet të arrinim t’i merrnim sepse e kemi fatin në anën tonë dhe moment nëse një gjë e tillë ndodhë atëherë vendos Qeveria nëse kthimi i mjeteve që i është marrë qytetarëve të bëhet përmes një periudhe afat gjatë apo përmes zhvillimeve për komunitetin që është në të mirë faktikisht për vendin tonë”, sqaroi Lluka.

Madje sipas të parit të zhvillimit ekonomik në vend qeveria është duke menduar edhe se i do të paguhet energjia e shpenzuar në veri. Fondi Zhvillimor për veriu ku derdhen mjete nga të hyrat në dy pika kufitare në veri, Jarinjë dhe Bërnjak, është menduar si mundësi për tu pagua rryma e shpenzuar në këtë pjesë të vendit.

Lluka shprehet i bindur se kjo çështje do të zgjidhet deri në qershor në mënyrë që nga kjo periudhë rryma të filloj të paguhet.

“Se si do të paguhet kjo jemi duke shikuar mundësi të ndryshme një mundësi reale është edhe përmes fondit të veriut një fond zhvillimor i cili për momentin përdoret për investime kapitale por kam biseduar me disa deputet që ndoshta ta ndërrojmë statutin dhe ta bëjmë edhe për shpenzime të tilla operative. Pra ajo është një formë e cila do të na ndihmon neve shumë që të mos ngarkojmë shumë buxhetin e Kosovës për pjesën veriore”. “Por sido që të jetë unë besoj dhe jam shumë optimist që deri në qershor të vitit 2018 do të zgjidhim problemin e veriut dhe që nga ai moment do të fillojnë qytetarët e veriut të paguajnë energjinë elektrike dhe atëherë do të zgjidhen shumë probleme”. Ministri ka folur edhe për funksionalizimin e gjigantit metarulgjik “Trepça”.

Sipas tij, deri në qershor do të kompletohet i gjithë menaxhmenti i kësaj kompanie.“Muajin janar bordi, muajin mars përfundimi i statusit dhe regjistrimi i ‘Trepçës’ si shoqëri aksionare, në muajin mars prill, pastaj punësimi i menaxhmentit, drejtori i përgjithshëm zëvendësdrejtori dhe drejtorët e plantacioneve dhe në muajin qershor të jetë i gatshëm menaxhmenti, bordi dhe të hapet për investime”.

“Pastaj ky bord pasi që të themelohet e përfundojnë statutin e ndërmarrjes, e regjistrojnë statusin e si ndërmarrje publike aksionare që pres diku në muajin mars ose muajin prill dhe diku deri në muajin qershor të finalizohet edhe punësimi i përmes partneritet publiko-privat apo përmes agjencisë të participimeve që kemi parapa për zhvillimin e ‘Trepçës”. Madje ai nuk sheh as një pengesë nga pala serbe ngase edhe ata do të inkuadrohen në këtë proces, raporton EO.

“Edhe pjesa serbe për arsye të rëndësisë që kemi edhe pjesën e veriut në këtë rast dhe besoj se nuk do të ketë absolutisht asnjë pengesë me inkuadrimin e asaj miniere të ‘Trepçës’ si tërësi dhe për arsye që ne do t’i japim hapësirë që do të kemi në bord si tërësi të komunitetit serbë dhe unë besoj që edhe ata kanë interes që të zhvillojnë ‘Trepçën’ si një sepse do të zhvillohet edhe veriu”. /EkonomiaOnline