Era pastron ajrin e ndotur të Shkupit

Era pastron ajrin e ndotur të Shkupit

Era që filloi mbrëmë të fryjë në luginën e Shkupit pastroi ajrin e ndotur që kishte përfshirë përsëri qytetin duke kaluar disa herë kufirin e grimcave PM10. Prej mbrëmë pas orës 22, sipas matjeve, koncentrimi i grimcave PM10 është ulur nën kufirin e lejuar maksimal prej 50 mikrogramëve për metër kub.

Meteorologët paralajmërojnë se edhe sot se do të ketë erë të matur deri të përforcuar. Ndotja në dy ditët e kaluara ishte disa herë më e madhe nga e lejuara.

Vlera më të larta të grimcave PM10 janë matur në Lisiçe – 629 mikrogramë në metër kub. Në dy ditët e parë të vitit të ri koncentrimet ishin mbi 200 dhe kanë arritur deri në 600 mikrogramë.