ANEL ofron mbështetje për kontestin e emrit të Maqedonisë

ANEL ofron mbështetje për kontestin e emrit të Maqedonisë

Kostas Kacikis, deputet i Grekëve të Pavarur (ANEL), partia e djathtë, e cila është pjesë e Qeverisë së kryeministrit grek Aleksis Cipras, deklaroi se partia do të mund të mbështesë zgjidhje kompromise për kontestin për emrin me Republikën e Maqedonisë.

“ANEL do të kyçet drejt vendimit të shumicës. Do ta respektojmë parimin e sundimit të shumicës, nëse shumica vendos të shkojë kundër interesit nacional”, deklaroi dje Kacikis.
Lideri i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos, në disa raste në disa javët e kaluara theksoi se nuk do të mbështesë zgjidhje nëse ajo e përfshin fjalën “Maqedoni”