Barcelona beson në transferimin e Coutinho-s

Barcelona beson në transferimin e Coutinho-s

Barcelona sa po vjen e po bëhet më optimiste në transferimin e Philippe Coutinho-s në janar, pasi edhe braziliani po e kërkon këtë, sipas The Mirror.

Ka një ndjenjë në rritje që një ofertë prej 130 milionë funtesh nga klubi spanjoll do ta finalizojë këtë marrëveshje, shtojeni këtu edhe ndeshjen në Natën e Vitit të Ri mes Liverpool-it dhe Burnley-t, në të cilën Coutinho as që kishte figuruar në formacion.