Ky është çmimi që Arsenali i ka vënë Sanchez-it

Ky është çmimi që Arsenali i ka vënë Sanchez-it

Arsenal është i gatshëm që ta shesë Alexis Sanchez-in për 25 milionë funte, sipas Daily Mirror.

Kiliani ka ngjallur interesimin nga Manchester City, dhe është i gatshëm që të transferohet tek ta.

Ndërkohë, topçinjtë janë gati që ta plotësojnë dëshirën e tij, vetëm në rast se marrin një ofertë të pranueshme për të.

Verës ata kishin mundësinë që ta shesin Sanchez-in për 60 milionë funte, por një marrëveshje me City-n nuk ishte arritur.