A u martua Kate Hudson në mënyrë sekrete?

A u martua Kate Hudson në mënyrë sekrete?

A është martuar Kate Hudson në mënyrë sekrete me të dashurin e saj, Danny Fujikawa?

Gossip Cop ka raportuar se rokeri i ka propozuar martesë aktores në përvjetorin e parë të lidhjes së tyre.

“Kur ai i tha që dëshiron të martohet më të, ajo menjëherë tha “PO”. Kur Kate dashurohet me një djalë, ajo përkushtohet tërësisht”, ka thënë një burim i afërt me aktoren.

I njëjti burim ka thënë se edhe nëna e Hudson, Goldie Hawn e ka miratuar këtë martesë, madje ka qenë afër tyre kur e bija e saj dhe Danny janë martuar.

Megjithatë burimi i njejtë ka shtuar se çifti nuk janë martuar zyrtarisht akoma.

“Kate dëshiron që të gjithë miqtë e saj të jenë bashkë me të për të festuar lumturinë e tyre. Të gjithë po presin që ajo të bëjë një dasmë vititn e ardhshëm”.

Pavarësisht këtyre raportimeve në media rozë, mbetet e pazbuluar se a u martua apo jo Kate Hudson.

Më herët gjatë këtij muaji, Hudson ka postuar një fotografi të saj dhe të dashurit në përvjetorin e parë të lidhjes së tyre të dashurisë.

Ajo kishte treguar se ata kanë shkuar në vendin e njejtë, ku edhe ka nisur dashuria e tyre.

Sipas burimeve të lartpërmendura, propozimi për martesë ka ndodhur pikërisht në këtë datë dhe vend, por megjithatë nuk ka asnjë fakt për këtë.