Fejohet Paris Hilton!

Fejohet Paris Hilton!

Paris Hilton është fejuar me të dashurin e saj Chris Zylka.

Chris, 32-vjeçar, i propozoi të dashurës së tij gjatë një udhëtimi në Aspen, Kolorado, gjatë fundjavës.

“Jam shumë e emocionuar që jam fejuar me dashurinë e jetës sime dhe mikun tim më të mirë”, tha 36-vjeçarja për People.

“Ai është i përsosur për mua në çdo mënyrë dhe më ka treguar se përrallat vërtetë ekzistojnë”.

Çifti nisi lidhjen në fillim të vitit të kaluar.