Ndryshojeni mënyrën si mendoni për paratë, bëhuni më të pasur

Ndryshojeni mënyrën si mendoni për paratë, bëhuni më të pasur

Çdo herë që vjen viti i ri, shumica prej nesh synojmë të bëjmë më shumë para.

Synojmë të kursejmë më shumë, dhe ndoshta të investojmë diku për të fituar më shumë.

Por, problemi është se thuajse askush nuk e bën atë.

Paul McKenna, shkencëtar dhe autor librash, thotë se ka disa gjëra të thjeshta që mund t’i bënë për tu siguruar se do të bëheni të pasur gjatë këtij viti.

Është e rëndësishme të mbani mend se të qenit i pasur nuk është vetëm rreth parave: “Të qenit i pasur është të bëni një jetë të cilën e dëshironi vet – në bazë të mundësive që i keni, e jo në bazë të kufizimeve”, ka shkruar ai.

Nga përvoja e tij, “mendimtarët e pasur” janë njerëzit të cilët kanë një pikëpamje më ndryshe nga ne për paratë.

Një studim së fundmi ka zbuluar se t’u pasuruarit është gjithçka çështje e një “personaliteti proaktiv”, që do t’i vëreni mundësitë dhe të punoni në të menjëherë.

Pikërisht këta njerëz priren të ngriten në pozitë më shpesh dhe të jenë më të lumtur në punë.

“Me fjalë të tjera, ne e krijojmë fatin tonë në bazë të mënyrës si mendojmë ndjejmë dhe veprojmë në këtë botë”, ka shpjeguar McKenna.

Për shumicën e njerëzve, ajo çfarë i mban ata larg pasurisë është se mendojnë që nuk e meritojnë pasurinë apo se thjesht s’mund t’ia dalin asnjëherë.

Prandaj është e rëndësishme ta largoni këtë mendim negativ, dhe njëkohësisht të mbani ditar të shpenzimeve, ku shkruani çdo gjë: sa para i shpenzoni në bukë, sa me shoqëri, etj.