Sektori gjerman i prodhimit thyen të gjitha rekordet

Sektori gjerman i prodhimit thyen të gjitha rekordet

Sektori i prodhimit në Gjermani me performancë jashtëzakonisht të mirë përfundoi 2017-ën, bëhet e qartë nga të dhënat më të fundit për indeksin PMI për veprimtarinë prodhuese në vend, publikuar nga kompania analitike “IHS Markit”.

Rritja e prodhimit ka arritur një nivel që nuk është vërejtur që nga viti 2011. Në të njëjtën kohë, megjithatë, kjo çon në vonesa në ofertë, përcjell albinfo.ch.

Indeksi i aktivitetit prodhues të PMI-së u rrit në një kulm prej 63.3 pikësh në dhjetor. Për krahasim, rekordi i mëparshëm u regjistrua në shkurt 2011, me 62.7 pikë. Prodhimi i mallrave është rritur ndjeshëm në fund të vitit dhe ritmi i rritjes po përshpejton për muajin e dytë dhe është më i larti në shtatë vjetët e fundit.

Shumica e porosive të reja të eksportit për prodhuesit gjermanë vijnë nga Azia dhe Shtetet e Bashkuara, e ndjekur nga vendet evropiane. Zgjerimi i sektorit prodhues në ekonominë më të madhe në Evropë pasqyrohet në rritjen e nivelit të punësimit në vend, si dhe në numrin e vendeve të punës në fabrikat që po rriten.

“2017-ta ishte një rekord për sektorin prodhues gjerman dhe indeksi për matjen e aktivitetit të prodhimit arrin vlerat më të larta për gjithë kohën falë përmirësimit të kushteve të biznesit”, komentoi ekonomisti kryesor i “IHS Markit”, Phil Smith.