Vritet një 36 vjeçar në Lipjan

Vritet një 36 vjeçar në Lipjan

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 03:00, policia ka marrë informacionin për një gjuajtje me armë në një lokal (restorant), që ndodhet në udhëkryqin Lipjan-Janjevë, saktësisht në fshatin Dobratin.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, ku kanë kuptuar se nga shkrepja e armës është plagosur një person dhe i njëjti është transportuar për tretman mjekësor në QKUK.

 Viktima e këtij rasti  M. O.  36  vjeç,  duke mos mundur tu përballoj plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë.  Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKUK-së rreth orës 04:00.

 Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për autopsi,  ndërkohë që hetuesit rajonal janë duke punuar  për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin .

Personi i dyshuar për këtë rast ndodhet në arrati, ai është identifikuar dhe po kërkohet nga ana e policisë. Shtëpia e tij është kontrolluar nga njësitet policore ku janë konfiskuar dy armë:

 Një pushkë e tipit M48 (me leje) dhe një revole e tipit TT (dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë).