Greqi, organizohet fushatë kundër termit “Maqedoni”

Greqi, organizohet fushatë kundër termit “Maqedoni”

Ngjarjet e fundit mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe paralajmërimet optimiste nga të dy palët se viti 2018 do të jetë viti kur do të përmbyllet kontesti shumëvjeçar i emrit, kanë mobilizuar organizatat dhe shoqatatet patriotike greke.

Protesta në Greqinë veriore, rezolutat, mbledhja e nënshkrimeve, kërkesat për referendum dhe mospranimi i çfarë do propozimi me termin “Maqedonia”, janë një pjesë e aktiviteteve të paralajmëruara gjatë fushatës “Maqedoni do të thotë Greqi”.

“Federata greke e shoqatave kulturore maqedonase”, së bashku me shoqatat dhe organizatat nga diaspora janë organizatorët kryesorë të këtyre aktiviteteve, ndërsa si mbështetës mediatik janë paraqitur rreth 60 mediume nga pjesa jugore e Greqisë.
 

Tanimë është krijuar web-faqe, video, rezolutat janë dërguar tek presidenti, kryeministri dhe Parlamenti i Greqisë, por edhe planet për mbledhjen e parë.
 

Sipas njoftimeve, sot është planifikuar protesta e parë në qytetin grek Skidra, ndërsa për një muaj është paralajmëruar edhe mbledhje në Selanik.