Aksidentet me aeroplan, 2017-ta viti më i sigurtë

Aksidentet me aeroplan, 2017-ta viti më i sigurtë

Viti 2017 ishte kalendari më i sigurtë ndonjëherë i regjistruar për pasagjerët e linjave ajrore.

To70, një firmë e aviacionit me bazë në Holandë, raportoi se në vitin 2017 kishin ndodhur vetëm 2 aksidente fatale me avionë të vegjël, me pasojë vdekjen e 18 personave.

Dhe nuk është përplasur asnjë avion tjetër pasagjerësh në botë.

Rrëzimet e dy avionëve ndodhën në prag të vitit të ri. Një hidroplan në Sydney ku mbetën të vdekur 6 persona, 5 prej të cilëve anëtarë të së njëjtës familje dhe piloti, si edhe një Sessna Caravan që u rrëzua në Kosta Rika, me pasojë vdekjen e të 12-të personave që ndodheshin në bord.

Por këto dy aksidente fatale nuk përfshihen në raport pasi të dy avionët peshonin më pak se 5.700 kg, kufiri që duhet për të bërë sondazhin.

Adrian Young, i cili drejton hulumtimin për To70, tha se shanset që një aeroplan të përfshihet në një aksident fatal tani janë një në 16 milionë.