Të rinjtë e Kosovës të suksesshëm në diasporë

Të rinjtë e Kosovës të suksesshëm në diasporë

Shumë të rinj kosovarë të cilë jetojnë në diasporë e kanë gjetur vetën në fusha të ndryshme. Ata janë shkolluar, kanë përfunduar fakultetin, masterin dhe në të njëjtën kohë edhe kanë filluar punën në sektore të ndryshme që është për t’i admiruar.

Në Eslöv të Suedisë ku edhe po qëndron edhe rtklive.com për një vizitë, ka shumë shqiptarë të cilët jo vetëm të shkolluar por edhe bëjnë aktivitete të ndryshme, madje ka edhe nga ata të cilët edhe kanë botuar edhe libra për të cilët do të shkruajmë në ditët në vazhdim.

Arta Berisha është një 33 vjeçare nga Ramuni i Pejës në Kosovë, por që në Suedi ka ardhur në moshën 6 vjeçare, është njëra ndër personat e suksesshëm sa i përket shqitarëve këtu, ajo ka përfunduar fakultetin e po ashtu edhe masterin.

Arta ka studiuar bahchelor për ”Major international Migration and Ethnic Relations” që është migrimi ndërkombëtar dhe relacionet etnike, ndërkaq master në fushën e ”Degree of Master of Science with a major Rehabilitation Science”, që është për shkencat e rahabilitimit në punë.

Arta aktualisht është e punësuar në ”Radix Kompetens AB”, ku ajo u ndihmon personavet e papunë të arrijnë të gjejnë një punë të përshtatshme për vetën e tyre si edhe këshillon ata të studiojnë në fusha të caktuara, ajo madje edhe i këshillon ata se si të sillen me punëdhënësit që të mund të fitojnë të drejtën e punës, gjithashtu Arta ju ndihmon atyre edhe si të shkruhet CV-ja, të huajve, ju tregon rregullat e ligjeve strikte që aplikohen në Suedi.

Po ashtu ajo u jep mësim të huajve në lëndën e tregut të punës, po ashtu është konsulente e personave të cilët kanë dilema në zgjedhjen e profesionit çoftë për punë, çoftë për studime ku ata mund të gjejnë vetën. Këtyre personave ju jepet mundësia të bëjnë praktikën dy javore që të shohin se a ju përshtatet profesioni që ata kanë menduar se mund të aplikojnë.

Ndryshe në jetën e përditshme Arta është e martuar me Burimin dhe kanë tre fëmijë Leona, Dea dhe Albani, me të cilët punojnë jashtëzakonisht shumë, të tre fëmijët gjuhën shqipe e dinë shumë mirë madje edhe Albani që është i moshës 2 vjeçare i di të dy gjuhët suedisht e shqip.

Arta thotë se angazhimi në punë është i lodhshëm, por kur kthehet në shtëpi dhe e presin fëmijët i kalon lodhja dhe fillon rutinën me ta me angazhimet e detyrave, ushqimit dhe aktiviteteve të ndryshme.

Ndryshe në këtë qytet zhvillohen shumë aktivitete nga shqiptarët, e sidomos në festa ku tubohen të gjithë së bashku dhe me shumë ngjarje për fëmijë e të rritur, shënojnë ditëte veçanta që ju takojnë si shqiptarë.

Autor: Teuta Hykolli-Gashi/Suedi