Mbi 250 aplikacione lojëra në Android përgjojnë përdoruesit

Mbi 250 aplikacione lojëra në Android përgjojnë përdoruesit

Gazeta amerikane New York Times raporton se ka më shumë se 250 lojëra Android, por gjithashtu disa aplikacione iOS që përdorin softuerin Alphonso, ku me ndihmën e mikrofonit dëgjojnë se cilat emisione televizive dhe reklama shikojnë përdoruesit.

Të gjitha informatat e mbledhura përdoren për të shfaqur reklama të synuara.

Alphonso thekson se shtojca e kompanisë nuk regjistron bisedën e njerëzve, por vetëm sinjalet e nevojshme për të përcaktuar se çfarë po shikon përdoruesi, madje edhe kur telefoni nuk përdoret në mënyrë aktive. 

Kompania pretendon se gjithçka rregullohet brenda politikës së privatësisë (shumica e njerëzve nuk e lexojnë) dhe se lojërat përdorin mikrofonin vetëm nëse përdoruesi e miraton atë kur loja është instaluar. 

Ata që e kanë vënë re këtë praktikë në pajisjet e tyre, mund të ndjekin udhëzimet që Alphonso ka postuar për përdoruesit që duan të kufizojnë reklamat ose të hyjnë në mikrofon për pajisjet Android / iOS.