Plagosje me armë në Lezhë

Plagosje me armë në Lezhë

Një plagosje me armë ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë.

Nga se bëhet e ditur, plagosja ka ndodhur në lagjen ‘Gurra’, ku personi me iniciale A.P ka plagosur me amrë zjarri në këmbë 32-vjeçarin me iniciale V.Z.  

Blutë e Lezhës bëjnë me dije autori i ngjarjes është arratisur, ndërsa janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e tij.

Informacion paraprak

Më datë 03.01.2018, rreth orës 12:00,  është marrë njoftim nga urgjenca e Spitalit se është sjellë një shtetas i plagosur me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën.

Ku personi me iniciale A.P ka plagosur me armë zjarri në këmbë 32-vjeçarin me iniciale V.Z.  

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se në Lezhë në  afërsi të Lagjes “Gurra”, shtetasi A.P.,  dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri  tip pistoletë shtetasi V.Z. 32 vjeç, banues në Lezhë.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit