Festivali Coachella sjellë në skenë Beyoncén dhe Eminem

Festivali Coachella sjellë në skenë Beyoncén dhe Eminem

Festivali i muzikës në Kaliforni, tashmë ka publikuar listën e emrave pjesëmarrës, në të cilën përfshihen emra të njohur si Beyonce, Eminem, The Weekend dhe dhjetëra yje të tjerë të zhanrit pop dhe rap.

Festivali i njohur, i cili do të mbahet në bazat e Empire Polo Club në Indio të Kalifornisë, do të zhvillohet gjatë dy fundjavave në muajin prill, në fundjavën e parë të festivalit që do të mbahet më 13 deri më 15 prill. Fundi i dytë i Coachella do të zgjasë nga 20 deri më 22 prill.

Beyoncé është tërhequr nga skena e festivaleve dhe performancat live nga turneu i saj i “Formation”, që nga viti 2016. Ylli i R & B u tërhoq nga performancat live vitin që shkoi, pas lindjes së binjakëve Rumi dhe Sir. Ajo po kthehet në këtë festival me performancë live pas një kohë të gjatë.

Dy emrat e tjerë të njohur janë Eminem, i cili do të prezantohet me albumin e tij të rikthimit “Revival” , me të cilin ka arritur të kryesoj listat si në SHBA dhe Britani të Madhe, ashtu edhe The Weekend, i cili gjithashtu mund të ketë projekte të reja që vijnë pas albumit të tij të suksesshëm të vitit 2016.

Coachella, i cili filloi në vitin 1999, është bërë një nga festivalet më të suksesshme të muzikës amerikane. I dashur nga kreatorët dhe yjet e famshme, tradicionalisht ka tërhequr rreth 250,000 njerëz gjatë dy fundjavave të saj në luginën e Indio pranë Palm Springs.