10 blerjet më të mira në janar

10 blerjet më të mira në janar

Shpesh shihet nga klubet e futbollit si një mundësi për të riparuar ndonjë gabim të bërë gjatë verës, ose për të plotësuar skuadrën nëse është dëmtuar ndonjë lojtar gjatë fazës së parë të sezonit.

Por jo gjithmonë blerjet e janarit janë kështu. Ndonjëherë janë blerje që i rezistojnë kohës dhe shtojnë ndjeshëm cilësinë në skuadër.

UEFA.com rendit 10 blerjet më të mira të realizuara gjatë merkatos së janarit ndër vite, transmeton TCH.

Jaap Stam (Nga Willem II te PSV, 1996) Fitoi Kupën në gjysmësezonin e parë dhe kampionatin në të dytin. U ble nga Manchester United në vitin 1998 për 18 milionë euro, atëhere shifër rekord për një mbrojtës.

Dejan Stanković (Nga Lazio tek Inter, 2004) Problemet financiare bën që Lazio të pranonte shpejt 4 milionë eurot e Interit për mesfushorin. Me zikaltrit fitoi pesë tituj kampion dhe tripletën e famshme në vitin 2010.

Nemanja Vidić (Nga Spartak Moskva te Manchester United, 2006) Do të foromonte një mur të pakalueshëm në zemrën e mbrojtjes së “Djajve të Kuq” bashkë me Rio Ferdinand. Një tjetër superblerje nga Sir Alex Ferguson.

Klaas-Jan Huntelaar (Nga Heerenveen tek Ajax, 2006) U ble për 9 milionë euro dhe shënoi 105 gola në 136 ndeshje, para se të shitej për 27 milionë euro te Real Madrid tre dimra më vonë.

Marcelo (Nga Fluminense to Real Madrid, 2007) “Një perlë që e donte gjysma e Europës”, pati thënë asokohe Presidenti i Realit, Ramon Calderon kur prezantoi 18-vjeçarin. Dhjetë vjet më vonë, me tre tituj kampionë dhe 2 trofe të Champions League, braziliani e ka vërtetuar vlerën e tij.

Andrea Barzagli (Nga Wolfsburg te Juventus, 2011) 300 000 eurot e shpenzuara më mirë se kurdoherë nga Juve. Barzagli do të formonte një digë të vërtetë në prapavijën e bardhezinjve me përkrah yjeve si Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini dhe Gianluigi Buffon. 5 tituj kampion radhazi mjaftojnë për ta vërtetuar këtë.

Luis Suárez (Nga Ajax te Liverpool, 2011) Pasi shitën Torres te Chelsea për 57.5 milionë euro, “Të Kuqtë” shpenzuan 40.25 milionë për Andy Carroll dhe 26.5 milionë për uruguajanin). Carroll shënoi vetëm 11 gola në 58 ndeshje, ndërsa Suárez 82 gola në 133 ndeshje. Barcelonës iu deshën 82.3 milionë euro për ta marrë.

 

Ivan Rakitić (Nga Schalke te Sevilla, 2011) Kroati u bë kapiteni i parë i huaj klubit që prej kohës kur shiritin e mbante Diego Maradona. Fitoi tre vjet rresht Europa League para se të kalonte te Barcelona.

Juanfran (Nga Osasuna te Atlético Madrid, 2011) Nga një sulmues krahu, Juanfran do të rigjente veten si mbrojtës i djathtë tek Atlético's për gjashtë vite rresht.

Nemanja Matić (Nga Chelsea te Benfica, 2011) U largua nga Londra si pjesë e marrëveshjes që çoi David Luiz në “Stamford Bridge”, por me cilësitë e tij arriti të bindte klubin ta riblinte në vitin 2014 për 25 milionë euro.