Rrëshqitje dheu dhe gurësh në aksin rrugor Restelicë – Dragash

Rrëshqitje dheu dhe gurësh në aksin rrugor Restelicë – Dragash

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se njëra korësi e rrugës për Restelicë është hapur për qarkullim, e cila ishte bllokuar nga rrëshqitjet e dheut.

Ai me anë të një postimi në facebook ka bërë thirrje që të ketë kujdes gjatë lëvizjes në këtë pjesë, për shkak të mundësisë që të ketë rrëshqitje përsëri.

“Rruga për Restelicë, Dragash, sot në orët e mëngjesit ka patur erodime dhe rrëshqitje të gurëve dhe dheut dhe rrjedhimisht ka qenë e bllokuar totalisht. Informatat e këtyre momenteve nga terreni janë që pasë ndërhyrjes nga kompania e mirëmbajtjes, tani njëra korësi është e hapur për lëvizje të makinave dhe qytetarëve. Kujdesi duhet të jetë i shtuar gjatë lëvizjeve sepse mundësia për tu përsërit situata e njëjtë është e madhe”, ka shkruar Lekaj.

Ai ka bërë të ditur se kompania është në detyrë dhe po bënë çdo gjë që është e mundur që të pastrohet komplet zona dhe të lirohet rruga në tërësi.