Shifra alarmante të ndotjes në Shkup, qindra fëmijë kërkojnë ndihmën

Shifra alarmante të ndotjes në Shkup, qindra fëmijë kërkojnë ndihmën

Në Klinikën për Pulmologji “Kozle” për çdo natë ndihmë mjekësore kanë kërkuar mbi 100 fëmijë. Një pjesë e tyre janë ndalur për mjekim spitalor. Drejtuesit e kësaj klinike thonë se pneumonia, bronkiti dhe kollitjet e shpeshtuara të shoqëruara me kollitje, temperaturë, infeksione dhe ndezje të organeve të larta respiratore janë komplikimet më të theksuara të cilat diagnostikohen nga mjekët, njofton RTVM2.

“Për momentin janë hospitalizuar gjithsej 90 fëmijë dhe 60 nëna. Spitali në Kozle ka kapacitete të mjaftueshme për të pranuar edhe pacientë të tjerë. Të gjithë fëmijët e pranuar tani janë normalizuar, e marrin terapinë e nevojshme dhe janë nën mbikëqyrjen mjekësore, ndërsa ne si mjekë përpiqemi që sa më parë ata t’i rikuperojmë dhe t’i transferojmë në spitalin ditor ose në mjekim shtëpiak”, deklaroi drejtori i Klinikës së Fëmijëve në Kozle, Angelço Andonovski./Gazeta Express/