Sallatë me mandarina

Sallatë me mandarina

Një sallatë me ngjyra dhe shije fantastike. Provoni ta servirni për të afërmit tuaj.

Përbërësit: 

-6 mandarina,
-3 avokado, 
-120gr salmon i tymosur rukola ose lakërishte (mund të përdorni edhe sallatë jeshile), 
-piper të zi të sapobluar, 
-lëngun e 1 limoni.

Përgatitja:

Qërojmë mandarinat dhe i presim horizontalisht në tre pjesë.
Ndajmë përgjysmë avokadot, i heqim bërthamën e brendshme, i qërojmë dhe i presim në feta.
Në pjatën ku do të servirim sallatën, shtrojmë fillimisht rukolën dhe vendosim në mënyrë jo të rregullt mandarinat dhe avokadot. Në mes të tyre vendosim salmonin e tymosur të prerë në shirita. E spërkasim të gjithë sallatën me lëng limoni të saposhtrydhur, vaj ulliri ekstra të virgjër dhe piper të zi të sapobluar.