KOSTT paralajmëron shtrenjtim të rrymës në prill

KOSTT paralajmëron shtrenjtim të rrymës në prill

Në muajin prill mund të shtrenjtohet energjia eklektikë në Kosovë. Këtë paralajmërim e ka bërë Kadri Kadriu, ushtrues detyre i kryeshefit në KOSTT.

Sipas tij, shpenzimet për rrymën e shfrytëzuar në veri nga muaji nëntor i vitit që sapo e lamë është duke i kryer KOSTT-i. Kjo pas vendimit të Gjykatës së Apelit që tu hiqet pagesa për rrymën e shfrytëzuar në veri qytetarëve të Kosovës.

Por nëse nuk ndërhyn Qeveria e Kosovës, Kadriu ka paralajmëruar shtrenjtim të rrymës.

“Ne fund të nëntorit është marr vendimi i Shkalles se Dytë të Gjykatës, i cili thotë se duhet të hiqen humbjet teknike nga fatura, ZRRE-ja e ka leshu një udhëzim me te cilin thotë se 44% e te hyrave të KOSTT-it duhet zvogëluar, tani ne kemi 44% të hyrave, që ka impakt rreth 4 milion euro në vit me pak, dhe kjo na shkakton një dëm financiar si kompani. Nëse vazhdohet deri në prill, e energjia shtrenjtohet kryesisht për shkak te sezonit të dimrit, atëherë na shkaktohen humbje, prandaj, uhet të bëhet një zgjidhje sepse ne kështu nuk mund të operojmë”, ka thënë Kadriu në mbledhjen e fundit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik.