Arra, esenciale për heqjen e kilogramëve dhe uljen e kolesterinës

Arra, esenciale për heqjen e kilogramëve dhe uljen e kolesterinës

Arrat kanë ndikim në humbjen e kilogramëve të tepërt sikurse dieta pa yndyra, thuhet në një studim.

Cherile Rock, mjeke nga Universiteti i Kalifornisë, deri te konkludimi ka ardhur se ushqimet që përmbajnë arra ndikojnë pozitivisht në nivelin e kolesterinës në organizëm.

“Një nga zbulimet e habitshme të këtij studimi është, se pavarësisht faktit që arra janë të pasura me yndyra dhe kanë shumë kalori, një dietë e pasur me ushqime të pasura mund të barazohet me dietat me konsum të reduktuar të yndyrës”, thotë Rock.

“Duke pasur parasysh rezultatet me të cilat kemi ardhur, si dhe duke studiuar efektet e arrës për shëndetin e zemrës dhe peshën, mund të themi se një pjesë e vogël e arrave do të ishte e dobishme çdo ditë", shton ajo.