Mlidhen 13 milionë dollarë për luftën kundër ngacmimit

Mlidhen 13 milionë dollarë për luftën kundër ngacmimit

Vitin e kaluar në publik është lansuar një nga debatet më të mëdha në lidhje me abuzimin seksual të femrave në vendin e punës.

E gjitha filloi me zbulimin e akuzave kundër producentit Harvey Weinstein, i cili për dhunim dhe ngacmim seksual deri më tash është akuzuar nga rreth njëqind femra, përfshirë Gwyneth Paltrow, Angelina Jolie, Salma Hayek, Rose McGowan, Ashley Judd...

Pas viteve të heshtjes së femrave në Hollywood, ato më në fund folën për kushtet e punës në industrinë e filmit dhe tani kanë vendosur të nisin një iniciativë për të ndihmuar viktimat e abuzimit.

Nisma "Time's Up" u prezantua në fillim të këtij viti dhe midis iniciatorëve janë 300 femra të fuqishme nga Hollywoodi dhe profesione të tjera. Ato deri tani kanë mbledhur 13 milionë dollarë në donacione për fondin për të ofruar ndihmë ligjore falas për viktimat e dhunës seksuale, kryesisht në punë, transmeton KosovaPress.

Ndër themeluesit më të shquar të fondit janë aktoret Natalie Portman, Reese Witherspoon, Ashley Judd, Eva Longoria, Emma Stone etj.