Diskutohet implementimi i masave të reja fiskale

Diskutohet implementimi i masave të reja fiskale

Nesër ministri i Financave Bedri Hamza do të pret në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gerxhaliu, kryetarin e Odës Amerikane në Kosovë Arian Zeka si dhe kryetarin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës Astrit Panxha.

Në këtë takim do të diskutohet për implementimin e masave të reja fiskale për vitin 2018, të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës – Ministria e Financave si dhe për përmirësimin e ambientit të të bërit biznes në Kosovë.