Petrolero Brasileiro bie dakord të paguajë 2.95 miliardë dollarë

Petrolero Brasileiro bie dakord të paguajë 2.95 miliardë dollarë

Kompania e naftës në Brazil e kontrolluar nga shteti, Petrolero Brasileiro (Petrobras), deklaroi se ka rënë dakord të paguajë 2.95 miliardë dollarë për zgjidhur padinë e paraqitur në Shtetet e Bashkuara nga investitorë, që pretendojnë se kanë humbur paratë prej skandalit të korrupsionit.

Petrobras mohoi sjelljen e padrejtë nën këtë marrëveshje, që është ende subjekt i miratimit.

Kompania deklaroi se shlyerja do të ndërmerret në formën e 3 kësteve thuajse të barabarta dhe se do të ndikojë në rezultatin për tremujorin e katërt.

Investitorët paditën Petrobras, pas akuzimit të ish-ekzekutivëve në Brazil për pranimin e më shumë se 2 miliardë dollarë në ryshfet në një dekadë, kryesisht nga kompanitë e ndërtimit dhe ato inxhinierike.

Petrobras mohoi akuzat duke thënë se është viktimë e këtij skandali, megjithatë, vlera në treg e kompanisë ka rënë ndjeshëm.

Kompania bëri të ditur se shpreson që kjo pagesë do të përmbushë të gjitha pretendimet e investitorëve në SHBA mbi skandalin.

Sipas kompanisë, marrëveshja nuk përfshin investitorët që kanë blerë letra me vlerë jashtë Shteteve të Bashkuara të Petrobras.

Lajmërimi vjen vetëm pak ditë pasi rregullatori i letrave me vlerë në Brazil, CVM, akuzoi 8 ish-ekzekutiv të kompanisë shtetërore të naftës për korrupsion.

Sipas dokumenteve,  akuzimet e fundit lidhen me parregullsitë në procesin e kontraktimit për 3 anije të nxjerrjes së naftës.