David Silva rrëfen dramën familjare: Djali im po lufton me jetën

David Silva rrëfen dramën familjare: Djali im po lufton me jetën

Pas thashethemeve të shumta, shumë prej të cilave të rënda (gjoja një tradhëti e bashkëshortes me shokun e skuadrës Sterling), më në fund e vërteta ka dalë në shesh.

Mesfushori i Manchester City, David Silva, ka thënë të vërtetën e mungesës së tij në fushë javët e fundit. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare “Instagram”, David Silva sqaron dramën familjare që po përjeton, për djalin e tij Mateo, që ka lindur para kohe dhe po lufton me jetën.

“Dua të falënderoj të gjithë për mesazhet e ngrohta që më keni dërguar javët e fundit. Një falënderim special për shokët e skuadrës, trajnerin dhe klubin, që e ka kuptuar situatën time familjare dhe më kanë mbështetur. Dua të ndaj me ju lajmin e lindjes së djalit tim Mateo, që erdhi në këtë botë para kohe dhe po lufton dita-ditës për t’ia dalë mbanë, bashkë me ndihmen e mjekëve”, ka qenë komenti i David Silva.