Trajneri i njohur austriak te Kukësi

Trajneri i njohur austriak te Kukësi

Peter Pacult, që ka drejtuar më herët Munchen 1860, Dynamo Dresden, Rapid Wien apo Leipzig, do të jetë trajneri i ri i Kukësit.

Austriaku është prezantuar të mërkurën.

“E falenderoj presidentin per besimin, do të punoj te arrij maksimumin. Prej disa ditësh kam nisur punën të njihem sa më shpejt me ekipin, ndërsa për këtë do të më ndihmojë edhe faza përgatitore në Antalia. Qëllimi ështe që ekipi të luajë futboll të bukur dhe ofensiv. Duhet të shkojmë patjetër në Europë. Aktualisht jemi në vend të katërt dhe, na duhen dy lojtarë të përforcohemi dhe të synojmë ta mbyllim sezonin në menyrë të suksesshme”, ka thënë ai.

Pacult e njeh Shqipërinë, prej Hamdi Salihit, por edhe sepse në të kaluarën ka ardhur shpesh në për të evidentuar lojtarë.

“Te Rapidi kam drejtuar Hamdi Salihin, megjithatë nuk komunikova me sulmuesin në momentin që zgjidha Kukësin. Kam ardhur shpesh në Shqipëri për të ndjekur lojtarë. Me ndihmën e stafit do të njihem me mirë me ekipin dhe te arrijme suksese. Vjen një trajner i ri me ide të reja dhe lojtarët duhet të përshtaten. Me afrime cilësore dhe kohën e përgatitjeve synojmë të arrijmë më të mirën përsa i takon mundesive te ekipit. Nga kundërshtarët njoh Partizanin dhe Skënderbeun që kanë emër të mirë në Europë”.

Në prezantimin e trajnerit të ri, u konfirmuan edhe ndryshimet në staf, me Nderim Nexhipin që mori postin e drejtorit sportiv.