Haradinaj njofton për urimin e Vitit të Ri nga Donald Tusk

Haradinaj njofton për urimin e Vitit të Ri nga Donald Tusk

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se në mesin e urimeve që ka marrë për Vitin e Ri ka qenë edhe një nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

"Kam pranuar një numër urimesh, nga personalitete botërore, për festat e fundvitit, me dëshirat për një Vit të Ri me më shumë suksese në Kosovë.

Në mesin e urimeve kam pranuar edhe atë të Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk. Kam falënderuar dhe uruar, njëkohësisht, udhëheqësit e qeverive botërore për një Vit të mbarë.

Me miqtë ndërkombëtarë, Kosova do ta përmbushë synimin e saj për të qenë pjesë e familjes së përbashkët europiane dhe anëtare e organizatave botërore.

RH"

Autor: rtklive.com