Alkooli ndikon në rritjen e gjasave për kancer

Alkooli ndikon në rritjen e gjasave për kancer

Shkencëtarët britanikë thonë se pirja e alkoolit prodhon një kimikat që mund të çojë në dëmtime të përhershme gjenetike në ADN-në e qelizave kërcellore, duke rritur rrezikun e kancerit.

Siç transmeton VOA, duke punuar me minj në laborator, shkencëtarët përdorën analizën kromozomike dhe sekuencën e ADN-së për të shqyrtuar dëmin gjenetik të shkaktuar nga acetaldehidi, një kimik i dëmshëm që prodhohet kur trupi përpunon alkoolin.