VIDEO - Shpërthimi në Helsinborg

VIDEO - Shpërthimi në Helsinborg

Për rastin e shpërthimit në Suedi kanë raportuar edhe mediat atje, ndjekim një kronikë të përgatitur nga redaksia e lajmeve ndërkombëtare për këtë rast.

Në Helsinborg, në jug të Suedisë janë evakuuar disa apartamente banimi pas një shpërthimi të ndodhur mëngjesin e hershëm të së martës. Shpërthimi ka ndodhur në hapësirën e përbashkët të ndërtesës. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pak parar orës 1 të mëngjesit. Oficeri në dhomën operative të policisë, Mikael Lindh ka thënë për Televizion publik suedez se `dëmet në pronë janë aq të mëdha sa ata kanë vendosur për evakuimin e banorëve që jetojnë aty. Oficerët policor nga forenzika dhe skuadra kombëtare për mjete shpërthyese kanë kryer ekzaminime në vendin e ngjarjes pothuajse tërë natën. Sipas televizionit publik suedez, raportohet se një grua është plagosur si pasojë e shpërthimit është dërguar në spital. Lëndimet e saja fillimisht ishin raportuar si serioze, por burime nga spitali më pas kanë thënë se gjendja e saj është përmirësuar ndërsa lëndimet ishin të lehta. Autoritetet suedeze nuk kanë bërë të ditur motivin, identitetin e as moshën e të lënduarës në këtë rast.